
“Rrezikuan jetën për të shpëtuar të tjerët”, Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve

Pas verës që sfidoi si asnjëherë Shqipërinë nga zjarret, kryeministri Edi Rama mbajti sot ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve.
“Në Delvinë flakët kërcënuan lagjet e vjetra. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëse morën çdo iniciativë duke rrezikuar jetën për të shpëtuar qytetin, një oficer policie e sfidoi vdekjen për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Morën në krahë dhe të moshuarit që nuk pranonin. Shpëtuan jetë të tjera, pa e çarë kokën për etjen dhe rraskapitjen. Janë fjalë të shqiptuara në vijën e zjarreve dhe mes tyre ka dhe jetë të dyta. Kronika e zjarreve të kësaj vere mund të vazhdojë, 10 mijë forca mbeten të gatshme.
Mijëra njerëz me uniformë derdhin energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në luftë sfilitëse me zjarret dhe mijëra hektarë pasuri pyjore përpihet nga flakët, disa personave që nuk u dihen emrat me integritet zero i përqeshin të gjitha sakrificat dhe i shkelin me 4 këmbët interesat duke dhënë vendime në favor të zjarrvënësve”-u shpreh Rama.

Partia e Ramës dhe partia e Berishës-Cipa dhe liria!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128