“Heroi im Gazment Bardhi”, këshilltari i PD nxjerr shkrimin e Flutura Açkës në 2021: Me djem të tillë e kemi gatuar fitoren

27 Gusht 2025, 13:44 / POLITIKË ALFA PRESS

“Heroi im Gazment Bardhi”, këshilltari i PD nxjerr shkrimin e

Postimit të Flutura Açkës ditën e sotme ku shprehej se Gazment Bardhi po përçan PD dhe se postin e kreut të grupit e meriton Luçiano Boçi, i është përgjigjur këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu.

Ai ka rikujtuar një postim të bërë në vitin 2021 nga Açka, e cila i drejtohej Bardhit me superlativa.

Heroi im: Gazmend Bardhi. Sa ditë plot emocione e prani njerëzore e mbrëmje miqësore nën shtjellë duhani kemi ndarë në këto javë! Me djem të tillë pastër, të qeshur, të mençur, shpirtbukur e profesionistë dhe të pakompromis, e kemi gatuar fitoren dhe do të garantojmë një qeverisje të shëndetshme nesër”, shkruante Açka.

 

Po ndodh...