A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës?/ Adriatik Lapaj përgjigjet me "PJO": Edhe Po, edhe Jo!

27 Gusht 2025, 14:09 / POLITIKË NGA ALFAPRSS.AL
A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës?/ Adriatik

Adriatik Lapaj nuk ka ende një përgjigje definitive përsa i përket një kandidimi të mundshëm të tij për kryebashkiak të Tiranës, nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Edhe mundet edhe mundet jo ngelet për tu parë”, ishte përgjigja e Lapajt në “Ditarin” e A2 CNN për gazetarin Ervin Koçi.

Në vijim Lapaj ishte më shterues, teksa renditi arsyet pse partia që ai drejton do të vijojë të mbetet aktive në jetën politike dhe do të punojë për të siguruar performancë të mirë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ajo që di të them me përgjegjësi të plotë është se ne do të punojmë ditë për ditë deri në zgjedhjet e ardhshme për të performuar sa më shumë. Çdo qytetar që na ndjek besoj është i ndërgjegjshëm se në Shqipëri nuk jemi në kushtet e një gare normale. A duhet të na mbajë jashtë politikës kjo, ne të rinjtë që duam që të ndryshojmë gjërat në këtë vend, Jo. Sepse nëse ne nuk do të ishim angazhuar vota e diasporës sot nuk do të ishte një realitet. Mblodhëm 21 mijë firma, rritëm ndërgjegjësimin për mes aktiviteteve në diasporë. A duhet kjo të na demotivojë për të garuar. Jo. Sepse vetëm kështu mund ta shtyjmë procesin në rrugën e duhur. Ne në këtë rrugëtim kemi hyrë për të dhënë atë që mund të japim, por ne nuk mund të bëhemi si ata për të fituar. Pra unë nuk mund të bëj marrëveshje me këdo për të kapur pushtet politik”, u shpreh Lapaj.

Më tej ai la të hapur edhe mundësinë e koalicioneve, pavarësisht se tentativa e parë për bashkëpunim me “Nisma Thurje” të Endri Shabanit i rezultoi problematike.

Ne do të ecim drejt përpara, vetëm siç jemi. A mund të bëjmë marrëveshje me parti të tjera? Po patjetër. Se fakti që dështon njëherë në dashuri, nuk do të thotë se nuk do të dashurohesh më në jetë”, nënvizoi Lapaj.

Po ndodh...