
Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!

Ka nisur këto ditë një operacion mediatik i Edi Ramës por edhe i ortakëve të tij në "opozitë" që ta shesë Lulzim Bashën si, “Ministrin e tij”, ndërsa ka gjasa reale që Perëndimi mendon ndryshe.
Në politikë, integriteti është rrallë. Ai nuk matet në fjalë të mëdha, por në refuzimin për të ndryshuar qëndrim për një vend në pushtet. Prej 48 orësh, klasa e vjetër politike, ajo e dalë nga zyra e Ramiz Alisë, shpërtheu në një “lehje të koordinuar” sapo Basha u shfaq në ceremoninë mortore të të ndjerit Artur Zhejit.
Një ngjarje dhimbjeje, që duhej të mbetej nën shenjën e respektit, u instrumentalizua si material për propagandë linçuese dhe meme politike kundër Bashës. Ironia, mizorisht cinike, ishte se ata liderë që për vite e sulmonin Zhejin, madje e akuzonin si “i blerë nga Basha”, shkuan me eskortë dhe kamera për protagonizëm. Ndërsa Basha zgjodhi heshtjen dhe përulësinë e mikut të vërtetë.
Në një botë ku shpesh vlerat morale janë të instrumentalizuara për pushtet politik apo social, edhe parimet e respektit shndërrohen në dekor retorik për kapital politik.
Por mesa duket sulmet e ditëve të fundit, nuk ishin thjesht lehje instinktive, por pjesë e një makinerie më të madhe propagandistike. Vetëm një ditë më vonë, televizione pranë PS hodhën në qarkullim “lajmin e brendshëm” se Rama po mendonte ta emëronte Bashën, Ministër të Jashtëm … Një informacion ky i servirur si fakt i kryer dhe i përdorur për qesendisje në studio televizive.
Qëllimi ishte i qartë: Të ngulitet në opinion publik narrativa se, “Basha është njeriu i Ramës”, duke i shuar çdo kredibilitet opozitar. Por pse kjo fushatë e orkestruar? Pse Rama u shqetësua papritur nga figura e Bashës i tërhequr momentalisht, nga politika aktive?
Me sa duket Edi Rama ka probleme serioze me partnerët Perëndimorë, dhe mundohet që ato ti kamufloj me propagandë brenda vendit.
Pozita e qeverisë "Rama 4", ndonëse e fortë në numra, është e dobët dhe ilegjitime në sytë e partnerëve perëndimorë. Procesi zgjedhor i 11 Majit ende nuk është certifikuar, dhe raportet paraprake flasin për deformime të qëndrueshme.
Procesi i integrimit në BE është në një moment kritik, dhe Brukseli e Washingtoni nuk kanë më besim te Rama për menaxhimin e fondeve miliardëshe, duke parë abuzimet e përsëritura me IPARD dhe programe të tjera. Shumë nga këto probleme janë artikuluar publikisht nga BE, por mediat e majta i kanë fshehur. Gjithashtu Perëndimi i detyruar nga situata gjeo-politike e re, nga lufta apo paqja që po negociohet në Ukrainë, kërkon ta fusë Shqipërinë në BE edhe duke "mbyllur hundët", por vetëm nëpërmjet një monitorimi të fortë "nga brenda" të procesit të detyrave. Kjo sepse pas 12 vitesh marrëdhënie me Edi Ramën, e kanë indentifikuar atë jo vetëm si politikan mashtrues, por edhe mjeshtër, (tashmë i dalë boje), të Fasadës edhe kur vjen puna për Detyrat e Integrimit.
Pikërisht për këto, mbase Brukseli po mendon për mekanizma monitorimi të dyfishtë. Për pozicione dhe funskione të reja në zyrat e Brukselit, (Kurrsesi në kabinetin e Ramës), të cilat do të monitorojnë dhe raportojnë për fondet e BE dhe përdorimin e tyre në Shqipëri si dhe për "hiletë" e Ramës gjatë zbatimit të kushteve për anëtarësim. Dhe emra si Lulzim Basha shfaqen si partnerë të mundshëm në proceset e kontrollit dhe transparencës.
Viti 2027 është një gur kilometrik për anëtarësimin, dhe askush në BE nuk do që Shqipëria të pengohet nga duart e gjata të korrupsionit të Edi Ramës.
Por pyetja që lind është: Pse BE nuk ka figura të saj, por ka nevojë të angazhojë figura shqiptare si Lulzim Basha?!
Përgjigjia është se mbase BE-së i duhet dikush që e njeh mirë realpolitikën në Shqipëri dhe veçanërisht "Shumëkëndëshin e Bermudës", të instaluar nga klasa politike korruptive 34 vjeçare këtu; Ka edhe vullnetin dhe integritetin për të bërë këtë detyrë në mënyrën më profesionale, por njëkohësisht ka edhe afeksionin për vendin në fjalë, për Shqipërinë si ardheun e tij; Njëkohësisht ka dhe predispozitën për të parë me optikë sa më të kritike/opozitare, duart e gjata të Ramës ndaj fondeve të BE.
Pra parimi i BE, “check and balance”, ku çdo pushteti i vendoset si kundërbalancë një instrument tjetër opozitar me të.
Por këto janë supozime… të paktën deri më tani janë gjithnjë me fjalën “mbase” përpara.
Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë jemi në skenarin që Washingtoni dhe BE kërkojnë përsëri të rivitalizojnë politikisht figurën e Lulzim Bashës, duke e vendosur si “partnerin e tyre, si tehun që do presë duart e gjata të Edi Ramës”, nga vjedhjet e mundshme e fondeve të saj si dhe si "syri dhe veshi" i tyre për procesin e anëtarësimit në BE i cili parashikon reforma të forta zgjedhore dhe blindim të Drejtësisë, posaçërisht, SPAK&GJKKO!
“Helmi” i Ramës
Për të neutralizuar këtë opsion, Rama shpiku dje narrativën diabolike: “Basha do bëhet ministri im i Jashtëm”. Synimi është të fshihet roli real i Bashës si figurë e mbështetur nga BE dhe SHBA, për të monitoruar proceset e Integrimit.
Në fakt, Basha kurrsesi nuk do të jetë në asnjë skenar apo rast, pjesë e kabinetit të Ramës.
Përkundrazi, roli i tij do të jetë pikërisht kundërpeshë e pushtetit të Ramës, kontrolli i qeverisë për të parandaluar abuzimet dhe për të mbrojtur interesin kombëtar i veshur me kopetenca nga BE.
Lulzim Basha ka çdo arsye të përçmojë dhe të konsiderojë armikun më diabolik Edi Ramën, dhe ka zero arsye për tu turpëruar krah tij. Kushdo që ka mendje rracionale e kupton këtë dhe nuk e gëlltit helmin e langove të Rilindjes.
Lehjet e langonjve janë thjesht zhurmë për të fshehur problemin e vërtetë të Ramës, se Perëndimi nuk e sheh në si partner por si autokrat!
Lulzim Basha e di vetë nëse do t’i përgjigjet këtyre lehjeve, apo do eci me parimin që ka përdorur deri më sot: “Po u more me çdo lango që të leh në rrugën tënde, nuk do mbërrish kurrë në destinacion”, parim që nuk i ka dhënë rezultate të mira në fakt. Dhe ndoshta, ky është momenti që t’u japë një përgjigje të qartë çdo langoji, që leh në opinion publik.

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128