Ish zv. ministri i Arsimit plas skandalin në Universitetin e Mjekësisë: Shefja e departamentit pa doktoraturë, por me titull madhor

27 Gusht 2025, 15:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Ish zv. ministri i Arsimit plas skandalin në Universitetin e

Një tjetër çudi në sistemin akademik shqiptar është zbuluar së fundmi nga ish-ministri i Arsimit, Taulant Muka. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, ai pretendon se Fakulteti i Mjekësisë Dentare është përfshirë nga një skandal. Bëhet fjalë për Profesoreshë Etleva Droboniku, përgjegjëse e Departamentit në këtë institucion arsimor.

Muka tregon se Droboniku pretendon se ka marrë gradën “Doktor Shkencash” në vitin 2010. Por, fakt është se libri i doktoraturës së saj nuk gjendet askund, as në bibliotekën kombëtare të Shqipërisë, ku është e detyrueshme me ligj depozitimi i çdo punimi doktorature.

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë e ka konfirmuar me shkresë zyrtare këtë mungesë. Për më tepër, vetë ajo ka refuzuar të dorëzojë punimin edhe pas disa kërkesave zyrtare nga institucionet përkatëse.

Në postimin e bërë në facebook-un e vet, Etleva Droboniku shkruante:

Pa doktorature por Prof. Asoc dhe shefe departamenti- çudira shqiptare!

Prof. Asoc. Etleva Droboniku (Qeli), pergjegjese  departamenti në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, pretendohet se ka marrë gradën shkencore “Doktor Shkencash” në vitin 2010. Por, sipas verifikimeve, libri i doktoraturës së saj nuk gjendet askund, as në Bibliotekën Kombëtare, ku ligji detyron depozitimin e tij.

Rektorati  i UMT e ka konfirmuar me shkresë zyrtare mungesën e librit të doktoraturës. Megjithëse Prof. Asoc. Qeli i është kërkuar disa herë edhe zyrtarisht  të dorëzojë punimin e doktoraturës, ajo refuzon dhe nuk e ka bërë këtë veprim deri sot. Në bazë të ligjit, mosdorëzimi sjell humbjen e gradës “Doktor Shkencash” dhe rrjedhimisht edhe të titullit Profesor i Asociuar. Megjithatë, deri më sot, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë masa.

Skandali bëhet edhe më i madh, pasi titulli “Profesor i Asociuar” i është dhënë asaj pa plotësuar kriteret: konkretisht pa pasur publikime me faktor impakti, siç e kërkon ligji. Edhe pse strukturat përkatëse, deri në MAS janë vënë në dijeni, asnjë veprim nuk është ndërmarrë.

Ky është realiteti i shtetit shqiptar: në vend që të mbrojë meritokracinë dhe  shkencëtarët e ndershëm, ai mbron abuzuesit dhe e mban peng sistemin akademik”.

Po ndodh...