
Shënjestra e atentatit në Fushë Kuqe ishte Jozi i Big Brother? Çfarë dëshmoi babai i tij

Pas shpërthimit te rrethimi i jashtëm të një banese në zonën e Fushë Kuqes policia ka marrë dëshminë e babait të Jozefin Markut, ish-banor i Big Brother Vip Albania.
Gjatë rrëfimit në polici ai ka mohuar të ketë probleme me ndonjë person, ndërsa sa i përket ndonjë konflikti të mundshëm të djalit të tij ka pretenduar se nuk ka asnjë dijeni.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme të vogla materiale dhe në shënjestër për ta frikësuar sipas policisë ishte Jozefin Marku.
Pasi lënda plasëse edhe pse ka shpërthyer më pranë banesës së komshijes së tij, rezulton nga të gjitha hetimet që ajo nuk ka konflikte.
Këngëtari Marku nuk është marrë në pyetje, pasi nuk ndodhej në banesë, por policia po vlerëson të gjithë konfliktet që ai ka pasur.
Jozefin Marku u bë i njohur pas pjesëmarrjes në BBV, ku edhe shënoi një incident të rëndë duke goditur me shpullë një tjetër konkurrent.

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128