Informohet për të shtënat në shkollën katolike, reagon Trump: Situatë e tmerrshme, bashkohuni me mua në lutje për të prekurit

27 Gusht 2025, 17:41 / BOTA ALFA PRESS

Informohet për të shtënat në shkollën katolike, reagon

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se është informuar për të shtënat në një shkollë katolike në jug të Minneapolis, duke shtuar se do të vazhdojë të monitorojë “situatën e tmerrshme”.

“Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për të gjithë të përfshirët!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Rreth 20 të plagosur raportohet aktualisht nga sulmi me armë në shkollën katolike të Minnesota.

Mediat raportojnë edhe për viktima por informacionet mbeten të pakonfirmuara.

 

Po ndodh...