Merrnin para nga bizneset! SPAK arreston dy punonjës të IMT, dy të tjerë shpallen në kërkim

27 Gusht 2025, 18:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Merrnin para nga bizneset! SPAK arreston dy punonjës të IMT, dy

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për arrestimin e disa punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të dyshuar për korrupsion.

Sipas burimeve zyrtare, dy persona janë arrestuar, ndërsa të paktën dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni erdhi pas një denoncimi në polici, ku raportohej se këta zyrtarë merrnin ryshfet nga biznese të ndryshme në këmbim të mosndëshkimit apo favorizimeve në aktivitetet e tyre.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

 

Po ndodh...