
“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

OKB ka ngritur alarmin për situatën dramatike në Gaza, ku fëmijët vuajnë nga uria dhe kequshqyerja. Kreu i organizatës “Save the Children” i drejtua Këshillit të Sigurimit me fjalët: “Fëmijët e uritur të Gazës kanë arritur limitin, ku janë limitet tuaja?”
Ai përshkroi shkatërrimin psikologjik dhe fizik të fëmijëve, të cilët “nuk kanë më forcë as të flasin ose të qajnë”. Fëmijët po dobësohen ngadalë, muskujt dhe organet e tyre po gërryhen nga uria, dhe shumë po humbin jetën në heshtje.
Inger Asching, e ftuar në këtë tryezë, tha se uria e shpallur javën e kaluar nga OKB-ja nuk është thjesht një “term teknik”. “Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute dhe vdesin ngadalë dhe me dhimbje”, tha ajo.
Joyce Msuya, zëvendës shefe humanitare e OKB-së, apeloi se të gjithë kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të vepruar dhe ndaluar këtë mizori: “Duhet të sillemi sikur fëmijët në Gaza janë të afërmit tanë dhe të luftojmë për jetën e tyre.”

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128