
Çudia me futbollistin e Suedisë, del nga koma për problemet në tru dhe vendos të bëhet…

Kristofer Olson ka marrë një vendim shumë të çuditshëm për jetën e tij. Mesfushori 30-vjeçar suedez ka shpëtuar nga një situatë shumë e rëndë shëndetësore, pasi u konstatua se kishte probleme në tru.
Futbollisti i cili ishte pjesë e Midtjylland dhe Suedisë, në vitin 2022 pësoi kolaps në shtëpi dhe u dërgua me urgjencë në spital. U zbulua se ai kishte inflamacion dhe mpiksje gjaku në tru, nga të cilat humbi kontrollin e lëvizjeve motorike dhe aftësinë për të folur. Ai u desh që të vendosej në koma për të trajtuar gjendjen dhe kaloi disa muaj në spital në situatë të rënduar.
Por lojtari, i cili ka luajtur 48 ndeshje me Suedinë, pak nga pak e mori veten dhe këtë vit, pasi kreu testet mjekësore, iu bashkua klubit amator të IK Sleipner. Megjithatë, Olson ka çuditur me një tjetër zgjedhje që ka bërë në ditët e fundit, pak muaj pasi la spitalet. Ai ka vendosur të bëhet boksier.
Olson do të bëjë një ndeshje ndaj shokut të tij të skuadrës, 36-vjeçarit Maik Sema këtë të shtunë. “As nuk e kam menduar shumë se do të marr goditje në kokë. Është e njëjtë si futbolli, ku i bie topit me kokë. Nuk kam frikë. Mendoj se do të jemi mjaft miqësore. Jemi tallur kush do godasë më fort. Mund të bie në tokë, por nuk besoj se do të vdes nga kjo”, tha mesfushori i cili në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e Arsenalit.

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128