Vrasjet në shkollën në SHBA, Presidenti Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë për nder të viktimave

27 Gusht 2025, 21:39 / BOTA ALFA PRESS
Vrasjet në shkollën në SHBA, Presidenti Trump urdhëron uljen

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave të të shtënave të sotme në një shkollë në Minesota të SHBA-ve, ku mbetën 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas mediave të huaja, Presidenti, i cili i përshkruan të shtënat si "akte të pakuptimta dhune", ka urdhëruar gjithashtu që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë.

Flamujt në ambasadat, bazat ushtarake dhe anijet amerikane do të ulen gjithashtu në gjysmë-shtizë.

Sipas shpalljes, mësohet se Urdhri do të mbetet në fuqi deri në perëndim të diellit, më 31 gusht 2025.

Po ndodh...