
Fatmir Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës. Do ringjallemi si...

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri parlamentar.
Mediu u shpreh se duhet bërë një analizë për zgjedhjet e majit, pas raportit të ODIHR, teksa zërave për largimin e Berishës iu përgjigj se momentalisht nuk ka asnjë figurë që mund të përbashkojë PD dhe opozitën në tërësi përveç tij.
“Për të bërë një analizë të zgjedhjeve, duhet një raport i ODIHR. PD duhet të bëjë analizën se kush ishin problemet.
Për rregullat brenda PD nuk e gjykoj unë. Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti.
Sa i nxehtë do të jetë shtatori, unë mendoj se opozita duhet të jetë e mëncur për të krijuar një bindje të qytetarët dhe faktori opozitar. Kemi diskutuar një plan veprimi…
Ne jemi në një koalicion me PD, po të futeshin dhe partitë e tjera rezultati do të ishte dhe më i mirë”, tha Mediu.

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128