
SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me homologët e tij gjerman, francez dhe britanik, teksa vendet evropiane po shqyrtojnë mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Iranit, raporton CNN.
Sipas Departamentit të Shtetit, gjatë telefonatës, të gjitha palët “përsëritën angazhimin për të siguruar që Irani të mos zhvillojë ose të pajiset kurrë me një armë bërthamore”.
Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, të njohura si vendet E3, i kanë njoftuar OKB-në se janë të gatshme të rivendosin sanksionet që u hoqën me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nëse Irani nuk kthehet në negociata dhe nuk lejon inspektime ndërkombëtare të objekteve të tij. Aktivizimi i këtyre sanksioneve do të marrë 30 ditë për t’u vënë në fuqi.
Sipas një letre të fundit drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ministrat e jashtëm të E3 paralajmëruan se nëse Irani nuk arrin një zgjidhje diplomatike para fundit të gushtit 2025, ata do të aktivizojnë mekanizmin e rikthimit të sanksioneve.
Takimi i fundit midis përfaqësuesve të E3 dhe Iranit në Gjenevë nuk solli përparime të rëndësishme, ndërsa inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) janë kthyer në terren, por Irani mohon ndonjë marrëveshje të re bashkëpunimi me IAEA-n.

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128