
Dështon mocioni i mosbesimit në Holandë, qeveria e Schoof mbetet në pushtet deri në zgjedhje

Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dick Schoof në Holandë, mori një “frymëmarrje” të vogël këtë javë, pasi mocioni i mosbesimit ndaj koalicionit qeverisës u rrëzua në Parlament.
Edhe pse vendi është tashmë në prag të zgjedhjeve të tetorit, një rrëzim i mundshëm i qeverisë do të kishte futur Holandën në një situatë të paparashikuar politikisht, pasi nuk ka ndodhur më parë që një kabinet kalimtar të rrëzohet para zgjedhjeve.
Sipas raportimeve nga Bloomberg, të premten e kaluar një nga partitë qendrore të djathta braktisi koalicionin për shkak të mospajtimeve mbi qëndrimin ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza.
Dorëheqja e ministrit të Jashtëm, Kaspar Veldkamp, dhe kolegëve të tij nga partia “Marrëveshja e Re Sociale” (Nieuw Sociaal Contract), e la qeverinë kalimtare me vetëm dy parti dhe një shumicë të reduktuar në minimum, vetëm 32 nga 150 ulëset parlamentare.
Ndërkohë që zgjedhjet janë të planifikuara për muajin tetor, fragmentimi politik që karakterizon skenën holandeze pritet të sjellë negociata të gjata për formimin e një qeverie të re, duke zgjatur potencialisht periudhën e pasigurisë politike.
Pas mbijetesës së mocionit të mosbesimit, Dick Schoof do të jetë i detyruar të kërkojë mbështetje nga partitë opozitare për të çuar përpara politikat e tij. Por kjo mbështetje vjen me kushte që pritet të jenë të vështira për t’u përmbushur.
Për shembull, lideri i ekstremit të djathtë Geert Wilders deklaroi për transmetuesin publik NOS se do të mbështesë Schoof vetëm nëse kabineti premton ndalimin e menjëhershëm të azilkërkuesve. Nga ana tjetër, partia më e madhe e majtë në opozitë kërkon një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, pikërisht çështja që shkaktoi krizën e fundit qeveritare.

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128