Mund të jetë surpriza e Silvinjos, Qefalija para ndeshjes së Dinamos: Nëse do më jepet mundësia duhet të…

27 Gusht 2025, 20:41 / SPORT ALFA PRESS

Mund të jetë surpriza e Silvinjos, Qefalija para ndeshjes së

Klevi Qefalija ka folur para ndeshjes Dinamo-Jagiellonia. Ky do të jetë takimi i kthimit i vlefshëm për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Për mesfushorin e Dinamos po ashtu është raportuar një ftesë e mundshme nga Kombëtarja, pikërisht para ndeshjeve të shtatorit. Qefalija u shpreh para ndeshjes me Jagiellonian:

“Normalisht vi nga pushimi, por nëse do më jepet mundësia që të futem në fushën e lojës duhet të jem 100%. Është ndeshje që nuk mund të ruhesh, kursehesh, për vetë rëndësinë e ndeshjes. Nëse kursehem, mund ta dëmtoj edhe më shumë veten. Sigurisht që 100% nëse futem. Me Vllazninë do mundohem të jem mirë dhe të kem mundësi  të luaj sa më shumë. Jam duke bërë fizioterapi çdo ditë, me stafin dhe doktorët dhe shpresoj të jem gati.

Fillimisht do tregohemi të kujdesshëm. Është e vështirëë për të përmbysur rezultatin 3 me 0, por jo diçka e pamundur. Do kërkojmë fillimisht të shënojmë golin e parë, gjithmonë duke qëndruar në balancë, pastaj duke parë dhe duke bërë gjatë lojës.

Tifozët janë lojtari i 12-të për ne. Sa më shumë mbështetje, aq më mirë dhe aq më shumë motivohemi. Shpresojmë të jenë sa më të shumtë në stadium.

E ndjej veten shumë mirë. Kam luajtur si para mbrojtjes dhe mbrapa sulmit. Në çdo pozicion që trajneri më fut në fushën e lojës mundohem të jap më të mirën. Kam mësuar shumë prej tij dhe shpresoj t’ja shpërblej.

Kjo ndeshje nuk ka nevojë për mesazh apo motivim, të gjithë janë të motivuar. Të gjithë do japin maksimumin dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv”, u shpreh Qefalija.

 

Po ndodh...