Sulmi me armë në SHBA, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

27 Gusht 2025, 18:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sulmi me armë në SHBA, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

3 persona, përfshirë autorin, kanë humbur jetën në sulmin me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota. Ndërkohë, të paktën 20 persona të tjerë janë plagosur gjatë ngjarjes.

Incidenti ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës, kur policia u njoftua për të shtëna në ndërtesë. Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur me të zeza, i armatosur me një pushkë gjahu.

Raportohet se dy persona të tjerë kanë vdekur dhe katër janë plagosur rëndë, ndërsa nuk është konfirmuar ende nëse një bombë mund të jetë vendosur brenda ndërtesës.

Autoritetet lokale, duke përfshirë një forcë të madhe policore dhe ekipet e shpëtimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se hetimet po vazhdojnë dhe nuk është ende e qartë nëse sulmi kishte në shënjestër shërbesën e kishës apo aktivitetet e shkollës.

 

Po ndodh...