
Qeveria e re e Kosovës, ja kush është ministri i Drejtësisë që zëvendëson Albulena Haxhiun

Blerim Sallahu është caktuar në postin e ushtruesit të detyrës të ministrit të Drejtësisë, njoftoi Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 gusht. Sallahu – që deri më tani mbante postin e zëvendësministrit në këtë ministri – mori drejtimin e dikasterit të Drejtësisë, pasi ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u zgjodh në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.
“Kryeministri [në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti e uron zotin Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, u tha në njoftimin e ekzekutivit kosovar. Më 26 gusht, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, bën një hap para drejt konstituimit të organit ligjvënës, duke zgjedhur Dimal Bashën nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryekuvendarit.
Pas kësaj, Haxhiu, së bashku me Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, u zgjodhën në postin e nënkryetarëve. Deputetët ende nuk e kanë përmbyllur procesin e konstituimit, pasi duhet të zgjedhin edhe nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./REL

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128