
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

27 Gusht 2025, 22:34 / AKTUALITET
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd, pranë zonës së Labinot-Fushës rreth orës 22:00.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Njëri prej të lënduarve ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital, por fatmirësisht, nga sa raportohet. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin rrugor. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
Nga Sidi Hasanaj
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?
Nga Kreshnik Spahiu

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
Nga Kim Mehmeti
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128