
Ndërtoi pa leje resortin superluksoz me pishina dhe fushë golfi pranë Kepit të Rodonit, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Ardian Halilin, ish-kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e qytetit bregdetar, i cili akuzohet se në vitin 2017 ka ngritur një resort pa leje në zonën e Shetajt, Ishëm.
Objekti, i njohur si “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, përfshin ambiente luksoze, pishina dhe struktura banimi. Hetimet e nisura po shtrihen edhe mbi dokumentacionin pranë Kadastrës, pasi dyshohet se i gjithë kompleksi është i ndërtuar në paligjshmëri, ndonëse në njoftimin fillestar policia fliste për disa shtëpi pushimi pa leje.
Halili është shkarkuar nga posti i drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në vitin 2021. Ai ka deklaruar se kontrata i është ndërprerë nga Bashkia që në mars të atij viti, ndërsa vetë institucioni vendor ka bërë me dije se ai kishte dhënë dorëheqjen.
Ngjarja po hetohet në mënyrë të thelluar nga organet kompetente, teksa priten zhvillime të reja mbi legalitetin e ndërtimit.

Lulzim Basha “Ministër i Jashtëm i Edi Ramës”?!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128