FOTO/ Ngjarja në Has, ja kush është autori i dyshuar

7 Maj 2025, 18:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Ngjarja në Has, ja kush është autori i dyshuar

Personi në foto është 41-vjeçari Ylber Jaku, i dyshuar për vrasjen e sotme me armë zjarri të 34-vjeçarit Rushit Sallahu në Has. Policia ka bërë me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie.

Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit. Sipas informacioenve, një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Tashmë dyshohet se Ryshyt Sallahu ka goditur nënën e autorit një ditë më parë dhe për këtë arsye 41-vjeçari ka marrë hak. Mësohet se viktima është gjetur i vdekur në makinë e tij.

 

Po ndodh...