Mbërrin në Shëngjin anija me 40 emigrantë nga Italia

11 Prill 2025, 17:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mbërrin në Shëngjin anija me 40 emigrantë nga Italia

Ka mbërritur në portin e Shëngjinit anija “Libra” e marinës italiane me 40 emigrantë të paligjshëm të kapur në Itali.

Pas procedurave paraprape, ata do të transferohen në kampin e Gjadrit, i cili me dekret të qeverisë italiane është kthyer në Qendër Paraburgimi për Riatdhesim.

Bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në Brindizi ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka rregulluar procedurën e transferimit në kampin e ndërtuar prej tyre në Shqipëri.

Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin në kampet në Shqipëri jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të emigrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe një gjyqtar ka vërtetuar qëndrimin e tyre në këtë qendër.

Emigrantët e paligjshëm, të ndaluar në qendrën e ndalimit të emigrantëve në Romë, do të transferohen në Shqipëri në pritje të dëbimit, por më pas duhet të kthehen në Itali për kthimin e tyre përfundimtar në vendet e origjinës.

 

Po ndodh...