Përfshihet nga zjarri masivi pyjor në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve

21 Mars 2026, 16:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfshihet nga zjarri masivi pyjor në Kukës, era favorizon

Një zjarr ka rënë këtë të shtunë (21 mars) në masivin pyjor të vendit të quajtur “Suka e Mamëzit”, në Njësinë Administrative Kolsh, Bashkia Kukës.

Sipas informacioneve paraprake nga Shërbimi Zjarrefikes, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pylli, me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore, kryesisht lis.

Ky është rasti i parë për këtë vit i një zjarri në masivet e larta pyjore të Kukësit.

Deri në këto momente, nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa thuhet se Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Kukës vijon punën në terren të vështirë malor, për izolimin e plotë të vatrës.

Po ndodh...

ide