Liverpool pëson një tjetër disfatë në Premier League, bie në Brighton dhe rrezikon zonën Champions!

21 Mars 2026, 16:18 / SPORT ALFA PRESS

Liverpool pëson një tjetër disfatë në Premier League,

Ndryshe nga sukseset në Champions, duke kaluar në tetë më të mirat, në Premier League shfaqet me një fytyrë disfatiste.

Liverpool pëson një tjetër disfatë, ku u mund 2-1 ndaj Brighton në ‘Amex Stadium’, pasditen e sotme (21 mars).

Vendasit shënuan pas çerek ore lojë me Welbeck, ndërsa The Reds u përgjigjën me Kerkez. Në pjesë ne dytë, Welbeck kompletoi dopietën dhe i dhuroi 3 pikë Brighton.

Pas këtij takimi, ekipi i Slot e sheh veten në vendin e pestë me 49 pikë. Ndeshja e radhës për Liverpool është ndaj Fulham në shtëpi.

Në krahun tjetër, Brighton është në vendin e 8-të me 43 pikë. Sfida e radhës është ndaj Burnley.

Po ndodh...

ide