Ndahet nga jeta pioneri i botës nënujore shqiptare, në moshën 76-vjeçare

21 Mars 2026, 16:38 / JETË ALFA PRESS

Ndahet nga jeta pioneri i botës nënujore shqiptare, në

Ndahet nga jeta pionieri i botës nënujore, Thoma Berberi.

Është ndarë nga jeta këtë të shtunë në moshën 76-vjeçare, Thoma Berberi, i njohur si një nga pionierët e aktiviteteve nënujore në Shqipëri.

Berberi ishte ndër të parët që hodhi bazat e zhytjes dhe eksplorimit të thellësive detare në vend, në një kohë kur këto aktivitete ishin pothuajse të panjohura. Me pasion dhe këmbëngulje, ai arriti të ndërtojë batiskafin e parë shqiptar, një arritje e rrallë për kohën dhe kushtet në të cilat u realizua.

Në këtë sipërmarrje të vështirë, ai nuk ishte i vetëm. Vëllezërit e tij u bënë pjesë e këtij projekti, duke kontribuar në realizimin e një prej mjeteve më të rëndësishme për kërkimet nënujore në vend.

Puna e tij nuk kaloi pa u vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. Për ndërtimin e batiskafit, Berberi mori njohje nga eksploratori i njohur i thellësive, Jacques Piccard.

Falë këtij mjeti dhe përkushtimit të tij, u hodhën hapat e parë në dokumentimin e botës nënujore shqiptare, përfshirë edhe kërkime me vlerë në fushën e arkeologjisë nënujore.

Me ndarjen nga jeta të tij, vendi humb një pionier dhe një pasionant të rrallë pas botës nënujore.

Po ndodh...

ide