VIDEO/ Kërkoi eleminimin e ish-deputetit Arben Ndoka, mbërrin në Shqipëri Durim Bami

Pas ekstradimit nga Dubai ka mbërritur në Shqipëri famëkeqi Durim Bami. Newsbomb.al ka siguruar pamjet e shoqërimit të tij nga Rinasi drejt IEVP.
Kujtojmë se Durim Bami është një nga anëtarët e bandës së Niklës, ai u arrestua në Dubai në tetor të vitit 2024, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Mbi të rëndon akuza e kërkimit të eleminimit të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, teksa ky i fundit dhe të tjerë anëtarë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur, teksa Ervis Martinaj kishte ofruar 1 milion euro për eleminimin e tij.
Kujtojmë se në shkurt të vitit 2021, ai së bashku me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, mik i Ervis Martinaj i cili u vra në Tiranë.
Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Bami, drejtonte dhe financonte një grup të strukturuar kriminal i cili kiltivonte kanabis në Nikël dhe Bupq gjatë periushës dhjetor 2019-korrik 2020.
Ai kishte në ndihmë ish-efektivin e RENEA-S Altyin Mortina dhe persona të tjerë të paidentifikuar, që jepnin informacione të brendshme dhe shmangnin kontrollet policore.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128