EMRAT/ Tërmet në Qeveri, Rama shkarkon disa ministra dhe riemëron të tjerë, ja lëvizjet e bujshme

Ndryshime të rëndësishme janë bërë mbrëmjen e sotme në Qeverinë e vendit. Raportohet se kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë disa prej ministrave të kabinetit të tij, duke sjellë një ristrukturim të gjerë në disa prej dikastereve kyçe.
Sipas informacioneve, ndryshimet përfshijnë disa poste të rëndësishme, mes tyre Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Brendshme, Drejtësinë, Mbrojtjen dhe Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi, i cili merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Albana Koçiu zëvendëson Belinda Ballukun në detyrën si zv/kryeministre.
Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.
Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.
Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali.
Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.
Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


