BSH: Rreth 105 miliardë lekë u depozituan përmes ATM-ve gjatë vitit 2025

26 Shkurt 2026, 18:38 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

BSH: Rreth 105 miliardë lekë u depozituan përmes ATM-ve

Zgjerimi i rrjetit dhe automatizimi i shërbimeve po ndikojnë në reduktimin e fluksit në degët fizike dhe në përmirësimin e aksesit të publikut ndaj shërbimeve bankare.

Vlera e depozitimeve të kryera nëpërmjet ATM-ve gjatë vitit 2025 arriti në rreth 105 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 110% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2025, nëpërmjet pajisjeve automatike u realizuan afro 2,2 milionë depozitime cash, me një rritje prej 109% në krahasim me vitin 2024.

Në fund të vitit 2025, numri i ATM-ve që ofrojnë funksionin e depozitimit të parasë arriti në 430, ose 9% më shumë se një vit më parë. Këto përbëjnë mbi 39% të totalit të ATM-ve aktive në vend.

Ekspertët vlerësojnë se rritja e depozitimit në ATM është pjesë e transformimit dixhital të sektorit bankar, duke mundësuar shërbime më të shpejta dhe më efikase për qytetarët dhe bizneset.

Po ndodh...

ide