"Spiropali, kurban i Ballukut!"/ Lala komenton ndryshimet në qeveri: Ja kush janë ministrat e rinj!

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ndryshimet në qeveri, ku më të bujshme duken largimet e Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit.
Lala bëri një profil të shkurtër të ministrave të rinj të kabinetit.
"Së pari mendoj se zoti Rama ishte i detyruar ti bënte këto lëvizje, për shkak se e kishte lakun në fyt, rasti Balluku, AKSHI dhe hetimi i disa deputeve. Kështuqë nga këto rrethana, zoti Rama ishte i detyruar për ndryshime në qeveri.
Rama i është nënshtruar Ballukut, Spiropali ishte kurban i saj. Spiropali ndodhej në Kosovë, e ka shkarkaur pa e pritur të kthehet. Kanë patur rivalitet të fortë me njëra tjetrën, për shkak të një pushteti që kanë dashur të mbajën brenda PS.
Balluku është larguar por ka lënë të besuarit pas. Enea Karakaçi ka qenë administrator i OSHEE. E lidh me një kontroll që SPAK ka kryer në zyrën e tij, në kaudër të një hetimi për tenderat. Në rrethet e ngushta pranë OSHEE, ai konsideroeht ndër njerëzit më të besuar të Belinda Ballukut.
Ermal Nufi, një personazh që nuk thotë shumë por vijon të jetë ndër të besuarit e Ballukut. pak ditë më parë ishte në Prokurorinë e Tiranës, për një hetim për korporatën e investimeve.
Albana Koçiu kishte dështim në krye të ministrisë së brendshme, nuk la asnjë rekord. Merr post honorifik, si zv.kryeministre.
Rikthehet në shtëpinë e vet, Besfort Lamallari. Mendoj se në të gjithë ndryshimet barra më e madhe i bie atij, pasi do të gjendet para një policie të lidhur me krimin dhe të korruptuar. Duhet të menaxhojë të gjithë situatën e segmenteve problematike të policisë.
Sa i përket ndryshimeve, për zotin Ferid Hoxha, e njoh si diplomat karriere. Di që vëllai i zotit Hoxha është një prej personave të dyshuar që lidhet me skandalin e AKSHI.
Për zotin Toni Gogu, mund të them se njihet si pjesë e klanit Veliaj, ndoshta zoti Rama po zbut edhe këtë me Veliajn…
Për zonjën tjetër, Erjona Ismaili, pashë në një podcast, mënyra si ishte qasur ishte qesharake.", tha ndër të tjera Lala.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128