Sherr fizik në Big Brother VIP Albania, përplasen Marko dhe Shëndriti për cigaret

Situata në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” vijon të tensionohet, ndërsa një tjetër incident është regjistruar pak para leximit të Zarfit të Zi, i cili ka paralajmëruar mundësinë e anulimit të televotimit.
Protagonistë të konfliktit këtë herë ishin Marko dhe Shëndriti. Debati nisi gjatë numërimit të cigareve, kur disa prej tyre rezultuan të mungonin. Banorët dyshuan se ato ishin marrë nga Shëndriti, duke çuar fillimisht në një debat verbal.
Në një moment tensioni, Shëndriti ia dorëzoi cigaret Markos, por duke i shtrënguar fort, çka bëri që disa prej tyre të dëmtoheshin. Veprimi shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Markos, i cili iu afrua me tone të ashpra, duke pretenduar se cigaret ishin të tijat.
Konflikti u përshkallëzua më tej kur Marko e goditi me pëllëmbë në dorë Shëndritin, duke shkelur rregullat.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128