Shembja e rrugëve/ Lala: Korrupsion i pastër! Xama: Ç'do të hetojë prokuroria, kur ura u shemb?!

Në emisionin Të Paekspozuarit, u diskutua për shembjen dhe problematikat me disa akse të vendit.
Sipas Klodiana Lalës, problemet ndodhin për shkak të korrupsionit. Ndërsa Ola Xama, ngriti pyetjen se si do të kryejë hetime Prokuroria, kur urën e shembën.
Klodiana Lala: Fillon nga projektimi, fizibiliteti, supervizimi, institucionet që duhet të kontrollojnë. Mjafton të ndalemi te tuneli i Llogarasë, që një shtetas grek ngriti alarmin që nuk është përdorur mjaftueshëm beton apo hekur. Rrugët janë të florinjta për paratë që kanë marrë. Rruga e Arbrit me problematika. Kemi Qukës Qafë Plloc, me problematika. Korrupsion i pastër.
Ola Xama: Dëgjova që prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin tani. Këtë situatë e kemi emergjente, është bllokuar një e katërta e vendit. Janë dy pika doganore shumë të rëndësishme. Ke doganën e Qafë Thanës dhe Kapshticës. Prokuroria e Elbasanit po heton, ndërkohë ura u shemb. Si do të bëhet raporti teknik se kush e ka patur fajin? Në emër të emergjencës zhduken provat. Nëse matim koston e ndërtimit të rrugëve, Qukës-Qafë Plloçë për 9 km që janë shembur, janë fituar nga kompania 70 mln euro, afro 8 mln euro për km. Ndërsa autostrada e kategorisë A kushton 4 mln euro për km. Pra si ndërtohet në Shqipëri dhe në vendet fqinj, si për cilësi dhe si për çmim.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128