
Vrasja në Has/ Autori ishte kthyer sot nga Anglia, qëlloi 8 herë me plumba 34-vjeçarin, motra e viktimës i dhunoi prindërit

Prona është bërë shkak për konfliktin e zhvilluar mes dy familjeve në Has.
34–vjeçari Ryshyt Sallahu u vra ditën e sotme me armë nga 41-vjeçari Ylber Jaku, për motive pronësie.
Sherri sipas informacioneve ka nisur një ditë më parë, ku disa persona të fisit Sallahu në mesin e tyre edhe një vajzë 21 vjeçare kanë dhunuar çiftin e moshuar A. Jaku 65 vjeç dhe V. Jaku 60 vjeçe (bashkëshortë) ku gruaja vijon në spital në gjendje të rëndë.
Ka qenë 21-vjeçarja Artiola Sallahu, ajo e cila me një send të mprehtë, dyshohet sëpatë, ka goditur ciftin Jaku, e cila më pas është arrestuar nga uniformat blu.
Ndërkohë sipas mediave Ylber Jaku që jetonte në Angli, dhe pas konfliktit në të cilin ishin dhunuar prindërit e tij, ka prerë biletën dhe më pas ka mbërritur në Has, aty ku edhe ka kryer vrasjen.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128