
Zbulohen parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis, procedohen tre kryetarë fshatrash

24 Gusht 2025, 14:21 / AKTUALITET
Policia e Shkodrës ka vijuar me intensitet operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”, duke goditur raste të reja të kultivimit të bimëve narkotike në disa zona të qarkut.
Gjatë kontrolleve në njësitë administrative Gur i Zi, Postribë dhe Shllak, forcat e policisë gjetën dhe asgjësuan gjithsej 1987 bimë të dyshuara cannabis sativa.
Në Gur të Zi dhe Postribë u asgjësuan 186 bimë, ndërsa në Shllak u zbuluan dhe shkatërruan 1801 bimë narkotike.
Për rastin, u proceduan penalisht tre kryetarë fshatrash për “Shpërdorim detyre”: M. C. (kryetar i fshatit Shpor), R. M. (kryetar i fshatit Ura e Shtrenjt) dhe F. L. (kryetar i fshatit Vilez).
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
Nga Kim Mehmeti

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128