Zjarr në Durrës, përfshihet nga flakët banesa, alarmohen banorët

26 Mars 2026, 21:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarr në Durrës, përfshihet nga flakët banesa, alarmohen

Një banesë private është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen 5 të Durrësit, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Sipas raportimeve në media, banesa e përfshirë nga flakët ndodhet ngjitur me një pallat të banuar shumëkatësh, ndërsa nga ana tjetër shtrihet një pallat i pabanueshëm i dëmtuar nga tërmeti.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për parandalimin e përhapjes së flakëve dhe shuarjen e tyre.

Po ndodh...

ide