Nga ligji për referendumin, te reduktimi i numrit të deputetëve, Gazetari Poli Hoxha ‘zbërthen’ lëvizjet e Ramës

Gazetari Poli Hoxha ka komentuar në News24 zhvillimet e fundit politike dhe lëvizjet e kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar si pjesë e një strategjie të qartë për ndryshime të mëdha në skenën politike.
Sipas Hoxhës, kryeministri ka intensifikuar aktivitetet politike dhe organizative, pavarësisht se zgjedhjet janë ende rreth një vit larg.
“Të shtunën ka sërish mbledhje me grupin parlamentar. Çdo ditë ka nga një aktivitet për riorganizimin e partisë. Pyetja është pse po e bën këtë riorganizim Edi Rama, kur zgjedhjet janë pas një viti?”, u shpreh ai. Hoxha thekson se paralelisht me këtë “fushatë të hershme”, Rama ka hedhur në tregun politik çështjen e ndryshimeve kushtetuese, përfshirë edhe reduktimin e numrit të deputetëve.
Sipas tij, kjo tregon se mazhoranca po përgatitet për ndërhyrje konkrete në Kushtetutë, të cilat mund të realizohen edhe me konsensus politik. “Në momentin që do të tentojnë të ndryshojnë Kushtetutën, kjo mund të bëhet edhe me votat e Partisë Demokratike. Ideja për 100 deputetë është hedhur nga PD që në vitin 2017, por atëherë u rrëzua,” tha Hoxha.
Ai shton se një ndryshim i tillë do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin politik në vend, sidomos për partitë e vogla. Në analizën e tij, Hoxha lidh edhe çështjen e referendumit me këtë strategji, duke sugjeruar se ajo mund të përdoret si instrument politik.
Poli Hoxha: Të shtunën ka prapë mbledhje me grupin parlamentar. Çdo ditë e ka nga një aktivitet, për riorganizimin e partisë. Pse po e bën këtë riorganizim Edi Rama, kur zgjedhjet janë pas 1 viti?! Ky paralelisht me këtë fushatë që po bën, ka hedhur në tregun politik çështjen e ndryshimit të kushtetues, siç është dhe zvogëlimi i numrit të deputetëve. Kjo do të thotë se po përgatitet për këtë. Në momentin kur do të tentojnë të ndryshojnë kushtetutën, ai mund ta bënte dhe me votat e PD. Nr. 100 e ka hedhur PD si ide, që në 2017-ën. Atëherë e hodhën poshtë. Kur iu vjen veza…e mendojnë. Efekt politik në Shqipëri do të ketë eliminim të partive të vogla. Nuk e mendoj se është çështja e 100 apo e senatit. Duke iu futur ndryshimeve kushtetuese, çështja e referendumit, qëllimi është që të bëjë se duke ditur që ka një barrierë në drejtësi, me vijën e kuqe, këtë do e shesë sikur e kërkon populli. Ky duket se është plani dhe është kjo ofensivë sikur është në fushatë.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




