Vrasja e Liridona Ademaj, autori dëshmon në gjykatë: Nuk e dija se kë donte të vriste Naim Murseli, ja sa para më ofroi

26 Mars 2026, 16:30 / KOSOVA ALFA PRESS

Vrasja e Liridona Ademaj, autori dëshmon në gjykatë: Nuk e dija

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2023.

Plava ka ndërruar deklaratën e dhënë më parë, duke theksuar sot se kishte bërë marrëveshje me bashkëshortin e së ndjerës, Naim Murseli, për të kryer vrasjen dhe se ky i fundit i kishte premtuar se do ta nxirrte brenda dy vitesh nga burgu. Sipas tij, Murseli i kishte premtuar një punë me pagë në vlerë prej 1 300 eurosh si dhe një makinë G-Class.

Po ashtu, Plava pretendoi se nuk ishte në dijeni të personit që do të vriste, pasi Murseli i kishte thënë se vetëm duhet të merrte përgjegjësinë.

“Asnjëherë nuk më ka treguar kush është personi [që duhej vrarë], edhe më ka thënë veç do të marrësh përgjegjësinë ti, asgjë tjetër. Pa u bërë dy vjet të nxjerr nga burgu, e di çfarë pushteti kam”, ka deklaruar Plava, raportojnë mediat në Kosovë.

Plava tha se iu premtuan 250 mijë euro, të cilat do t’i merrte gradualisht.

Kanë pas me i dhanë 250 mijë euro, por gradualisht. Këto kanë qenë përveç punës që më është premtuar dhe për këto pare, 250 mijë euro ka thënë që janë vetëm dhuratë”, tha Plava.

Kujtojmë që Liridona Ademaj, 30-vjeç, u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Bashkëshorti i saj Naim Murseli akuzohet se ka planifikuar vrasjen e saj me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh. Sipas Prokurorisë së Prishtiës, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën.

Po ndodh...

ide