Zbulohet një skelet që dyshohet se i përket d’Artagnan në Maastricht

Një skelet që mund t’i përkasë d’Artagnan, ushtarit francez që frymëzoi romanin e famshëm “Tre Musketjerët” është zbuluar në një kishë në Maastricht, në Holandë.
Zbulimi u bë gjatë punimeve për riparimin e një pjese të dyshemesë që ishte shembur pjesërisht në një kishë moderne, themelet e së cilës datojnë të paktën në shekullin XIII.
d’Artagnan, musketer i mbretërve Louis XIII dhe Louis XIV, shërbeu për vite me radhë në kurorën franceze dhe u bë frymëzim për heroin e krijuar nga Alexandre Dumas në shekullin XIX.
Ai u vra gjatë “Masakrës së Maastricht” në vitin 1673, ndërsa vendndodhja e varrit të tij ka mbetur mister deri më sot.
Ekspertët pritet të kryejnë analiza të mëtejshme për të konfirmuar nëse mbetjet i përkasin vërtet figurës historike që u bë simbol i letërsisë dhe kulturës popullore.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128