Zjarr në Sherrisht të Vlorës, flakët rrezikojnë disa banesa

26 Mars 2026, 16:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarr në Sherrisht të Vlorës, flakët rrezikojnë disa

Një zjarr i përmasave të konsiderushme ka rënë pasditen e kësaj të enjte në Sherrisht të Vlorës.

Një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi është përfshirë nga flakët, ndërsa këto të fundit të favorizuara nga era kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Sipas raportimeve, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse paraqitet e vështirë për shkak të terrenit malor në zonë, ndërkohë deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Megjithatë flakët të favorizuara nga era rrezikojnë të afrohen pranë banesave.

Po ndodh...

ide