
Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e presidentit turk, komenti që Erdogan i bëri kryeministrit

Atletet e bardha me yll të kryeministrit Edi Rama morën sot vëmendjen e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt këtë të premte në kryeqytet.
Me të mbërritur në sheshin Skëndërbej, atje ku u mbajt Samiti, presidentit turk i ranë në sy atletet e kryeministrit, i cili po e priste me çadër.
Siç duket edhe në video presidenti turk iu afrua Ramës, duke qeshur i tha: “Paske veshur atlete”.
Cumhurbaşkanı Erdoğan, Arnavutluk Başbakanı Edi Rama tarafından karşılandı. pic.twitter.com/uIshxr11hg
— Gazete.net (@gazetenette) May 16, 2025
Më pas, në deklaratat për gazetarët, Erdogan tha: “Do të flasim për paqen nga Shqipëria për të gjithë botën”, duke nënvizuar nevojën për stabilitet dhe bashkëpunim në një epokë sfidash gjeopolitike.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128