Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

Një incident i pazakontë ndodhi pasdite në Aeroportin e Frankfurtit, kur një avion Boeing 787 Dreamliner i kompanisë Lufthansa pësoi dëmtime në pjesën e përparme të sistemit të mbështetjes.
Sipas informacioneve paraprake, avioni, i cili ishte vetëm një vit në shërbim, ishte planifikuar të kryente fluturimin LH450 nga Frankfurt drejt Los Angeles. Incidenti ndodhi ndërsa avioni ishte i parkuar në portën e nisjes dhe pak para se të niste procesi i hipjes së pasagjerëve.
Kompania ajrore bëri të ditur se në momentin e ngjarjes në bord ndodheshin vetëm anëtarët e ekuipazhit dhe punonjës të shërbimeve tokësore. Si pasojë e incidentit, 10 persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.
Për shkak të dëmtimit të avionit, fluturimi drejt Los Angelesit u anulua, ndërsa autoritetet kompetente dhe ekspertët teknikë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128