Lajm i mirë për rininë shqiptare: Së shpejti hapen financimet deri në 10 mijë euro për të rinjtë

Një mundësi e re financimi pritet të vihet së shpejti në dispozicion të të rinjve shqiptarë përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë. Bëhet fjalë për grante deri në 10 mijë euro, të cilat do të mbështesin iniciativa dhe projekte me ndikim në komunitet.
Një nga risitë më të rëndësishme që sjell Ligji për Rininë është njohja dhe mbështetja e grupeve joformale rinore. Përmes këtij mekanizmi, të rinjtë do të kenë mundësinë të organizohen në grupe, të regjistrohen pranë noterit si grup joformal rinor dhe të aplikojnë për financimin e ideve të tyre.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo, u shpreh se kjo skemë synon të fuqizojë të rinjtë dhe t’u japë atyre më shumë mundësi për të kthyer idetë në projekte konkrete në shërbim të komunitetit.
“Kjo është një mundësi reale për të rinjtë që duan të sjellin ndryshim në komunitetet e tyre. Ne duam t’i mbështesim ata jo vetëm me financim, por edhe duke krijuar hapësira më të mëdha për pjesëmarrje dhe angazhim qytetar”, theksoi Bodo.
Këto financime synojnë të nxisin pjesëmarrjen aktive të të rinjve në jetën shoqërore, kulturore dhe komunitare, duke u dhënë atyre mundësinë të realizojnë projekte që sjellin zhvillim dhe përmirësim të jetës në komunitetet ku jetojnë.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128