Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur! Ishte nisur nga Gjermania, dyshimet e para

4 Qershor 2026, 15:12 / BOTA ALFA PRESS

Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të

Katër persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë, tha policia.

“Sipas informacioneve, katër persona kanë vdekur”, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Mediat kroate raportuan se operacionet e kërkimit jane duke u zhvilluar.

Sipas njoftimeve, ekipet e shpëtimit po kërkojne dy persona të tjerë.

Aeroplani raportohet se u nis nga Gjermania, por detajet mbeten ende të panjohura.

Po ndodh...

ide