Merr flakë urbani në Durrës, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

4 Qershor 2026, 14:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Merr flakë urbani në Durrës, zjarrfikësit

Një autobus i linjës Durrës–Spitallë u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje gjatë ditës së sotme.

Ekipet zjarrfikëse ndërhynë dhe vunë nën kontroll situatën në kohë, duke shmangur pasoja për pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në motor.

Ndërkohë rrethanat e plota të ngjarjes janë ende në verifikim./BW

Po ndodh...

ide