Krisje mes Trump dhe Netanyahut? Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon udhëtimin në Izrael

9 Maj 2025, 16:50 / BOTA ALFA PRESS

Krisje mes Trump dhe Netanyahut? Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka anuluar udhëtimin e tij në Izrael të planifikuar për javën e ardhshme.

Media Ynet raportoi se Hegseth e anuloi vizitën në mënyrë që të mund të shoqëronte Presidentin Donald Trump në vizitën e tij në rajon (Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), e cila nuk do të përfshijë Izraelin.

Më herët këtë javë, media tjetër Axios raportoi, duke cituar dy zyrtarë izraelitë, se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së ishte planifikuar të mbërrinte në Izrael të hënën për t’u takuar me homologun e tij izraelit, Israel Katz , dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Të martën, Presidenti Trump njoftoi se Huthitët e kishin informuar se nuk do të sulmonin më anijet amerikane dhe, për këtë arsye, SHBA-të do të ndërprisnin sulmet ndaj tyre.

Reuters, theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr kërkesën e tyre që Arabia Saudite të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin si kusht për promovimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë bërthamore politike.

 

Po ndodh...