“Nuk do të vendos trupa në Iran”, Trump kritikon aleatët: Japonia do të ndërmarrë hapa në konflikt, ndryshe nga NATO
19 Mars 2026, 17:20 / BOTA

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar gjatë takimit me kryeministren japoneze, Sanae Takaichi se Japonia do të ndërmarrë hapa në luftën ndaj Iranit, ndryshe nga NATO, duke kritikuar aleancën.
Presidenti amerikan tha gjithashtu: “Nuk do të vendos trupa askund – dhe nëse do të vendosja, nuk do t’ju thoja”.
Ai vazhdoi ta quajë konfliktin “një ekskursion”, duke shtuar se “do të mbarojë shumë shpejt”.
Duke folur për Iranin, ai shtoi: “Marina e tyre është zhdukur, forca e tyre ajrore është zhdukur, pajisjet e tyre kundërajrore janë zhdukur, ne po fluturojmë kudo që duam… lidershipi i tyre është zhdukur.”
“Më është dashur të bëj këtë ekskursion të vogël dhe të bëj diçka që asnjë president tjetër nuk pati guximin ta bënte”, theksoi ai.
Po ndodh...
ide
Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave
Nga Hermes Kafexhiu
Humbja që lë pas boshllëk
Nga Roland Lami
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128