“Ka kimi mes nesh por jam i martuar”/ Rogerti ngacmon Brikenën: Je dhia e egër që...

Teksa Brikena ndodhej te dhoma e grimit ditën e sotme, Rogerti ka shkuar pranë saj dhe e ka pyetur në lidhje me Mateon. Banorja iu drejtua duke i thënë se nuk i jep atij sqarime në raportin e tyre.
Më pas Rogerti nis duke e provokuar në lidhje me preferencat e saj ndaj një mashkulli, duke qenë se Brikena më herë ka thënë se i pëlqejnë burrat me bark.
Por jo vetëm kaq, pasi Rogerti vijon duke thënë se ka kimi mes tyre por ai është i martuar. Brikena nuk e priti aspak mirë këtë koment të tij dhe iu kthye keq.
Rogerti: Ça ndodhi mes teje dhe Mateos dje?
Brikena: Nuk të jap llogari ça ndodh mes meje dhe Mateos.
Rogerti: E di se nuk jep llogari si gjithmonë, por pyetjet do i bëj. A mos ndoshta ai është xheloz dhe ti e ndjen se nuk është partneri i duhur në jetën tënde, se ti do një person me mendje të hapur, si puna ime, pavarësisht se unë jam i martuar. Për një person që është beqar. Mos ndoshta ti do një person më të rritur, me mendje të hapur?
Brikena: Rogert nuk të jap ty llogari për raportin tim me Mateon. Jo, personat si ty nuk kanë të bëjnë fare me personat që unë lypi në jetën time, zero.
Rogerti: Këto që po të bëj unë ty tani, janë në fakt për të të ndihmuar ty, me shkuar në finale, jo atë. Sepse një do e zërë vendin.
Artani: Erdha për të parë këtë që po bëni ju kundër Mateos
Rogerti: Ka kimi mes nesh, po unë jam i martuar o Tan.
Brikena: Ça je duke folur, a je normal, ça kimie?
Brikena: O Rogert ec dil jashtë, po ça ndjenje. Ti nuk je në vete. Nuk të vjen turp, je i martuar dhe i thua një femre ka kimie mes nesh, ça kimie, mu hiq sysh.
Brikena: Mos më fol gjëra pa lidhje siç je mësuar me Juelën. Ka kimi mes nesh, nuk ta lejoj dot.
Rogerti: Ça pate? Jam fiks në tiparet që ke thënë ti
Brikena: Mos më bëj me nerva se nuk të flas kurrë më. Nëse i pëlqejnë Juelës këto keqkuptime, mua jo.
Rogerti: Po ti nuk je mësuar me provokimet e mia, po do të provokoj deri sa të dal nga kjo shtëpi, gjitha do t’i bëj. Kjo është Brikena, dhia e egër që unë kam parë.
Po ndodh...
ide
Namiri, modeli i luftës së shoqërisë në pabarazinë e vlerave
Humbja që lë pas boshllëk
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

