OKB e shqetësuar për përparimin e Izraelit në Liban, takim urgjent të Këshillit të Sigurimit

31 Maj 2026, 19:30 / BOTA ALFA PRESS

OKB e shqetësuar për përparimin e Izraelit në Liban, takim

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent mbi zgjerimin e operacionit ushtarak izraelit në Liban, pas pushtimit të Kështjellës mesjetare Beaufort nga Forcat e Armatosura Izraelite (IDF) , thanë burime diplomatike të cituara nga AFP.

Takimi urgjent u kërkua nga Franca dhe pritet të zhvillohet menjëherë pas një takimi tjetër urgjent të Këshillit të Sigurimit, i cili ka të bëjë me rrëzimin e një droni rus në një ndërtesë apartamentesh në Rumani.

Sipas të njëjtave burime, takimi mbi incidentin në Rumani është planifikuar për në orën 15:00 sipas orës së Nju Jorkut, ndërsa diskutimi mbi zhvillimet në Liban do të pasojë menjëherë.

Takimi po zhvillohet në një kohë tensionesh të larta në rajon, pasi Izraeli ka zgjeruar operacionet e tij në Libanin jugor dhe ka njoftuar kapjen e Kështjellës Beaufort, me rëndësi strategjike, një zhvillim që qeveria izraelite e përshkroi si një hap të rëndësishëm në fushatën kundër Hezbollahut.

Po ndodh...

ide