Papa Leoni XIV: Konflikti në Lindjen e Mesme ‘skandal për njerëzimin’. Duhet armëpushim i menjëhershëm

22 Mars 2026, 17:50 / BOTA ALFA PRESS

Papa Leoni XIV: Konflikti në Lindjen e Mesme ‘skandal për

Papa Leoni XIV ka reaguar për konfliktin në Lindjen e Mesme. Në reagimin e tij ai ka theksuar  se pasoja e shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme janë një “skandal për të gjithë njerëzimin”. Papa Leoni XIV ka përsëritur thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm

Teksa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në javën e saj të katërt, Papa i parë amerikan ka thënë se vazhdon të ndjekë me “shqetësim” situatën në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera të shkatërruara nga lufta dhe dhuna.

“Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pambrojtura të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, lëndon të gjithë njerëzimin”, ka thënë ai në lutjen e tij javore Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit.

Po ndodh...