
“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë


Gjatë fjalës në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin refuzoi takimin në Turqi sepse kishte frikë.Zelensky u shpreh se delegacioni rus në Turqi ishte i nivelit më të ulët dhe askush prej tyre nuk mund të merrte vendime.
Ai theksoi se përparësia e tyre është të kenë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar.
“Faleminderit që na keni pritur këtu sot. Ne e kuptojmë njësoj situatën, që kjo luftë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtë. Ukraina ka nevojë për paqe dhe paqja në Europë varet nga fakti nëse ne, Ukraina, do ta marrin atë.
Këtë javë do të ndërmerrnin disa hapa të rëndësishëm për të mbyllur luftën në rast se Putin nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi. Unë isha dje në Ankara dhe u prita nga Erdogan dhe isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin qoftë në Ankara apo në Stamboll, jo thjesht për një takim por për të zgjidhur çështjet e rëndësishme, por ai nuk ra dakord për asgjë. Putini shihej qartë që delegacioni ishte i një niveli të ulët dhe askush prej tyre nuk mund të merrnin vendime në Rusisë.
Përparësia jonë është që të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, si edhe të drejtë. Vrasjet duhet të marrin fund, në rast se përfaqësuesit e Rusisë sot në Stamboll nuk bien dakord atëherë 100% e qartë që Putin vazhdon të minojë diplomacinë dhe në rast se nuk ndodh kjo është qartë duhet një rezultat dhe duhet të fillojë me armëpushim”, tha ai.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128