Trump kërcënoi Teheranin për Ngushticën e Hormuzit, Irani vendos 6 kushte për t'i dhënë fund luftës me SHBA-në dhe Izraelin

22 Mars 2026, 12:57 / BOTA ALFA PRESS
Trump kërcënoi Teheranin për Ngushticën e Hormuzit, Irani

Presidenti Donald Trump kërcënoi të shtunën se do të “godasë dhe zhdukë” termocentralet iraniane nëse Teherani nuk e rihap Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve.

“Nëse Irani nuk e HAP PLOTËSISHT, PA KËRCËNIM, Ngushticën e Hormuzit, brenda 48 ORËVE nga kjo pikë e saktë kohore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të godasin dhe zhdukin centralet e tyre ELEKTRIKE, DUKE FILLUAR NGA MË I MADHI!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Pas këtyre ërcënimeve Irani ka paraqitur gjashtë kushte për t’i dhënë fund tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Teksa Trump ka parshtruar një plan për mundësinë e negociatave dhe "përfundimit" të luftës, Irani e ka bërë të qartë se çdo marrëveshje do të varet nga përmbushja e kushteve të tyre specifike.

Sipas zyrtarit, Teherani ka përcaktuar gjashtë kërkesa kryesore: garanci për të parandaluar konflikte të ardhshme, mbylljen e bazave ushtarake amerikane në rajon, kompensimin për dëmet, fundin e luftërave në fronte të shumta, një kuadër të ri ligjor që rregullon Ngushticën e Hormuzit dhe veprime ligjore kundër figurave mediatike që i konsideron armiqësore.

Zyrtarët iranianë thonë se faza aktuale e konfliktit pasqyron si forcën ushtarake ashtu edhe një strategji më të gjerë që synon riformësimin e ekuilibrit rajonal, ndërsa këmbëngulin se çdo rrugë drejt deeskalimit duhet të përmbushë kushtet e tyre të deklaruara.

Nga ana tjetër edhe SHBA po kërkon një sërë angazhimesh nga Irani, duke përfshirë: Pezullim pesëvjeçar të programit të raketave balistike; Zero pasurim me uranium; Çmontimin e objekteve bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordow; Mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare të teknologjisë bërthamore; Marrëveshje për kontrollin e armëve në rajon me vendet fqinje; Ndalim të financimit të grupeve si Hezbollahu, Huthit dhe Hamasi.

Po ndodh...