Financial emergencies, most Albanian families without sufficient savings

2026-02-04 15:03:45 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Financial emergencies, most Albanian families without sufficient savings

Mbi gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë kursime të mjaftueshme për të përballuar një emergjencë që kushton mbi 1000 euro.

Kjo sipas Anketës Security Meter 2025 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor për familjet që nuk mund të përballojnë një emergjencë financiare.

Në vitin 2025, 54.5% e të anketuarve deklaruan se nuk mund të mbulonin një shpenzim të tillë vetë, ndërsa 14,1% thanë se me pak vështirësi edhe mund tia dalin dhe vetëm 31,4% e shqiptarëve e kanë në gjendje për emeregjeca këtë shumë.

Klrahasuar me 2024-ën, për Shqipëruinë nuk ka diferenca të mëdha në sigurinë financiare.

Ndryshe ndodh në Maqedoninë e veriut, ku situata prë 2025-ën është e ngjashme me Shqipërinë, ku 48.1% e familjeve raportojnë se nuk do ta përballonin dot një shpenzim të tillë. Ndërsa 27.4% e tyre janë të pasigurt nëse e plotësojnë dot. Vetëm 24,5% e tyre thonë se i kanë 1000 euro në xhep për shpenzime emergjente.

Ndërkohë krasuar me 2024-ën, situata është përkeqësuar ndjeshlëm, pasi është rritur me 10,6 % shifra e atyre që s’përballojnë dot këto shpenzime.

Në kontrast, familjet kosovare janë më të afta fuinanciriasht prë të përballuar një shpenzim emergjent. Nga 38,2 %  në vitin 2024, Në 2025-ën 50.1% e të anketuarve thonë se jane te aftte ta përballojnë Shumen prej 1 mije euro dhe vetëm 25,3 % e shohin një gjë të tillë si të pamundur.

Serbia, nga ana tjetër, po përballet me një rënie të fortë të sigurisë financiare. Në vitin 2025, vetëm 25.2% e të anketuarve thonë se mund të përballojnë 1 mije euro pa ndihmë, nga 35% që ishte një vit më parë. Për më tepër, 38.7% e qytetarëve serbë deklarojnë se nuk janë të sigurt nëse familja e tyre do ta përballonte apo jo një situatë të tillë

Aftësia e familjeve për të përballuar shpenzime emergjente ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin në Ballkanin Perëndimor, duke reflektuar nivele të ndryshme të të ardhurave, kursimeve dhe sigurisë financiare gjatë vitit 2025

Happening now...

ideas